Nis misioni bamirës i Rita Orës në Kosovë

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora aktualisht gjendet në Kosovë.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare po qëndron në vendlindje për një mision bamirësie për të cilin ka folur ditë më parë, gjatë një interviste për mediat e huaja.

Ajo po shoqërohet nga prindërit e saj, Besnikun dhe Verën, të cilët janë duke u ndjerë krenarë për të.

Ka qenë Vera ajo e cila ka postuar një fotografi me Ritën, gjatë vizitës në njërën prej familjeve në nevojë.

Nën imazhin e publikuar, Vera ka thënë se mburret me vajzën e saj dhe ka ardhur për të mbështetur atë dhe UNICEF.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme