Nisin ‘Ditët e Albanologjisë’, këtë herë do të prezantohen 56 botime të reja

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Ditët e Albanologjisë tashmë janë bërë një traditë për Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe institutet përbërëse, si ai i arkeologjisë, i historisë, i gjuhësisë dhe letërsisë, instituti i antropologjisë kulturore dhe i studimit te artit. Ditët e Albanologjisë këtë vit do të zhvillohen virtualisht, diktuar nga pandemia.

Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akademiku Marenglen Verli, në hapjen e edicionit XI të Ditëve të Albanologjisë tha përmes një mesazhi shpërndarë në rrjetet sociale se do të promovohen 56 botime të Akademisë dhe revista shkencore, secili institut do paraqitet me monografi dhe studime te ndryshme.

“Ne promovojmë 56 tituj botime te akademisë dhe revista shkencore te cilat janë realizuar, ka qene një vit i begatë pavarësisht kushteve dhe na detyron ta bëjmë ne mënyrë vizuale ketë prezantim. Autoret do të paraqiten dhe nga drejtorët e katër instituteve tona, ku do te njiheni me tematiken e realizuar gjate këtij viti “,-u shpreh akademiku Mariglen Verli, rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Akademiku Verli thekson rëndësinë e studimeve te akademisë qe drejton në identitetin tonë kombëtar.

“Te gjithë ata qe janë të interesuar për shkencat tona, ne do të kemi një numër të rëndësishëm botimesh që janë monografi, përmbledhje studimesh të shkurtra, materiale dokumente, akte te konferencave por edhe vepra kolektive si vëllimi i tretë historia e shqiptareve shekulli XX, kolanë me vepra te profesor Zoizit, punime interesante mbi dialektet dhe monografi interesante të prof. Bodinakut dhe studiues te ndryshëm”/BalkanWeb.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme