Një i arrestuar për vrasjen e reperit XXXTentacion

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 15:32 | Nga

Një arrestim është bërë lidhur me vrasjen e reperit amerikan XXXTentacion.

Të mërkurën, policët e morën Dedrick D. Williams në paraburgim në lidhje me vdekjen e reperit konfirmoi Neë York Daily News, transmeton Klan Kosova.

22-vjeçari përballet me akuza për vrasje të shkallës së parë, duke vozitur pa leje si dhe për shkeljen e lirimti me kusht lidhur me vjedhjen e një makine.

Ai po largohej nga një moto-sallon në jug të Floridës këtë të hënë, kur dy persona të armatosur iu afruan veturës së tij dhe e qëlluan për vdekje.

Policia në qarkun e Broëard-it thanë që reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jahnseh Onfroy, u dërgua në spital ku edhe u shpall i vdekur.

Ai kishte marrë famë me dy albumet e tij “17” dhe “?” të cilat i kishte publikuar këto dy vitet e fundit, dhe thuhet t’i ketë shitur mbi dy milionë incizime, transmeton Klan Kosova.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme