Një ditë pas lindjes, Elita dhe Gjiko i hapin vajzës Instagram

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Elita Rudi të mërkurën ka lindur fëmijën e saj të dytë

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Asdren Gjikolli, i njohur për publikun si Gjiko, të mërkurën janë bërë prindër për herë të dytë, raporton Express Rozë.

Elita ka sjellë në jetë vajzën të cilës ia kanë vendosur emrin Bota.

Të dy kanë shpërndarë fotografi në Instagram, duke treguar për lindjen e vajzës, ndërkaq ajo që bie në sy është se Gjiko në postimin e tij e ka etiketuar profilin e vajzës në Instagram.

Kujtojmë se çifti i ka hapur llogari në Instagram edhe fëmijës së parë, Zërit.

Të ngjashme