Një fanse e flaktë si e Majkut, qan në koncert live teksa këndon bashkë me reperin

Prishtinë | 08 Qer 2022 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Majk është njëri ndër reperët më të suksesshëm shqiptar.

Falë punës që ai bën në projekte muzikore e të cilat rezultojnë të jenë të suksesshme, ai është i kërkuar në shumë koncerte të ndryshme.

E në këto koncerte marrin pjesë fansat e tij më të flaktë.

Së fundi, reperi ka mbajtur një koncert në shesh në qytetin e Suharekës.

Nga disa pamje të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, shihet një fanse tejet e flaktë e reperit.

Derisa ajo po këndonte bashkë me reperin, ajo shihet duke qajtur.

Artistët shqiptarë përballen me raste të tilla në koncerte të ndryshe të cilat i mbajnë në vende të ndryshme.

Të ngjashme