“Një grua u dashurua në mua”, Arjola Demiraj zbulon sekretin që e kishte ruajtur me vite

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Sekreti i aktores Arjola Demiri ishte se një grua u dashurua me të.

Ky ishte sekreti, që ajo nuk duhet t’ja tregonte banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP, në kuadër të lojës.

Arjola tha se në një periudhë të vështirë të jetës, një grua i ishte ofruar për ndihmë. Por me kalimin e kohës, gruaja në fjalë e kishte kaluar simpatinë e saj në dashuri.

Kështu kishte krijuar një pëlqim për aktoren dhe ia kishte shprehur.

“Në një periudhë të vështirë të jetës, një grua më ofroi ndihmë, por me kalimin e kohës, ajo u dashurua në mua”, ka deklaruar Arjola në dhomën e rrëfimit.

Të ngjashme