Një grua vdes pasi Alec Baldwin e qëllon gabimisht me armë në xhirime

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka vdekur dhe një burrë është plagosur pasi aktori Alec Baldwin ka qëlluar me armë zjarri në xhirimet e filmit në New Mexico.

Policia në SHBA ka thënë se Baldwin e ka zbrazur gabimisht armën gjatë xhirimeve të serialit western të shekullit të 19-të.

Gruaja është dërguar në spital, por ka vdekur pasi nuk i bëri ballë plagëve të marra. Burri, që është producenti i filmit, është duke marrë trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Baldwin i ka thënë agjencionit të lajmeve AP se incidenti ka ndodhur për shkak të mosfunksionimit të armës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme