Një i ri nuk e njohu Rihannën, ia kërkoi emrin e profilit në Instagram

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Paramendoni të jeni afër yllit Rihanna dhe t’ia kërkoni emrin e profilit në Instagram, thjesht se nuk e njihni.

Kjo i ka ndodhur një të riu amerikan, i cili po marshonte kundër urrejtjes ndaj aziatiko-amerikanëve të hënën.

Këtij marshimi iu bashkua edhe këngëtarja në rrugët e New Yorkut, organizuar nga lëvizja “#StopAsianHate”.

Rihanna shoqërohej nga asistentja e saj, Tina Truong. Ajo mbante syze, kapuç dhe maskë dhe kishte në duar një pankartë ku shkruhej “Urrejtja = Racizmi kundër Zotit” dhe #StopAsianHate.

Gjatë protestës, një djalë ia kërkoi emrin e profilit në Instagramin për ta etiketuar në një foto dhe teksa ajo ia shkroi në telefon, djali u hutua duke e pyetur “Ti je kjo?”.

Momenti është bërë viral dhe ka marrë mijëra shpërndarje në rrjete sociale.

Të ngjashme