Një lajm i mirë për fansat e Beyonce!

Prishtinë | 20 Pri 2019 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Ajo i gëzoi miliona fansa të saj kur publikoi Homecoming, albumin live me dy këngë të reja në dokumentarin e saj të Netflix. Dhe Beyonce duket se do t’i gëzojë edhe më shumë ata me lajmet e fundit se ajo po planifikon një turne për vitin 2020, duke filluar nga Londra.

E kënaqur me suksesin e këtij dokumentari – i cili ishte i fokusuar në performancën e saj rikthyese në Coachella pas lindjes së binjakëve Rumi dhe Sir – këngëtarja 37-vjeçare thuhet se i ka vënë syrin stadiumit olimpik në Stratford për koncertin e saj të parë.

Një burim afër saj deklaroi për Dailymail se “Beyonce është një bletë punëtore – një nga më të palodhurat e industrisë së muzikës dhe tashmë po e planifikon edhe njërin prej turneve të saja më të mëdha për vitin e ardhshëm”.

“Ajo po e kalon këtë vit duke xhiruar për Lion King dhe projekte të tjera, ndërsa më pas do të pushojë për një periudhë të gjatë për të kaluar kohë më bashkëshortin e saj Jay dhe fëmijët”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme