Një mace e re në familjen Beckham, Victoria dhe Harper në dashuri me të

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Dashuria dhe pasioni që yjet botërore kanë për kafshët, është mëse e imagjinueshme.

Disa nga ta madje janë familjarizuar thuajse me lloje të ndryshme të tyre, e në këtë listë të të famshmëve hyn edhe Victoria Beckham.

Veçse kësaj radhe, Beckham, dëshmoi se pëlqen shumë macen e saj me të cilën dhe ka pozuar fotografi për mëngjesin e sotëm.

Victoria ka bërë të ditur se kjo mace me sy të jashtëzakonshëm jeshil, i ka marrë zemrën vajzës së saj Harper.

Harper, vajza e çiftit David dhe Victoria Beckham është vetëm tetëvjeçare.

Me këto fotografi Victoria Beckham ndez spekulimet se familja ka adoptuar kafshë të re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme