Një muaj nga vdekja e të atit, vazhdojnë shkrimet prekëse nga Shkenda Dubova: Më mungon shumë

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Babai i këngëtares Shkenda Dubova, Shaip Dubova, ndërroi jetë rreth një muaj më parë.

Ai vdiq si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, ndërsa njoftimi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale nga familjarët.

Një muaj më vonë ka qenë artistja ajo e cila ka ndarë një fotografi me të ndjerin në InstaStory, nëpërmjet të cilës thotë se i mungon shumë.

“Pom mungon shumë Pip”, ka shkruar ajo.

Krijuesja e hitit “Ti me mu” duket se kishte një relacion tejet të afërt me të atin dhe kjo është vënë re edhe më parë në postimet e bëra.

Babai i Shkendës ndërkohë kishte punuar si kameraman në Radio Televizionin e Prishtinës, si dhe si fotograf i pavarur.

Kurse sa i përket Dubovës, ajo është shkëputur tërësisht nga muzika për t’u fokusuar në profesionin e sipërmarrëses.

Të ngjashme