Një “princeshë” indiane në Kanë

Prishtinë | 20 Maj 2017 | 23:10 | Nga

Aktorja indiane Aishwarya Rai ka qenë një nga “VIP”-at që ka tërhequr më shumë vëmendje në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë.

43-vjecarja ka rrezatuar si një princeshë me fustanin e saj të frymëzuar nga personazhi i Hirushes, gjatë tapetit të kuq të Festivalit të 70 të Kanës në Francë.

Fustani i saj mahnitës, ngjyre blu, është dizenjuar nga stilisti filipinas Michael Cinco. Ish-Miss bota e vitit 1994 ndodhet në këtë eveniment për pjesëmarrjen e saj në filmin “Okja”.

Të ngjashme