Një propozim romantik… në ring

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 16:08 | Nga

Ylli i sportit të njohur si “wrestling”, John Cena, u ul në gjunjë për t’i propozuar të dashurës së tij prej vitesh, Nikki Bella, përpara mijëra të pranishmëve.

Çasti romantik ndodhi menjëherë pasi Cena dhe Bella mundën kundërshtarët e tyre The Miz dhe Maryse, të cilët janë një çift i martuar në jetën reale.

Pasi fitoi ndeshjen e madhe, 39-vjeçari Cena dha një fjalim shumë emocional: “Pas operacionit tënd kur thyeve qafën, ishte një moment kur ishe e turbullt dhe unë mund të të pyesja për gjithçka, dhe nëse do më jepje një përgjigje të ndershme ti nuk do ta mbaje mend më pas. Unë të pyeta nëse e dije që një ditë ne do të martoheshim dhe më the “po”. Gjithçka më duhet është të më thuash po edhe një herë tjetër”!

Dhe ajo tha “po” edhe një herë…uf!

Image result for John Cena

Image result for John Cena

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme