Një tjetër këngë së shpejti nga NRG Band

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër projekt i ri muzikor po vjen këtë verë nga grupi NRG Band me vokalist Besnik Qakën.

Ky i fundit njëherësh ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një videoje që ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram.

Ai shfaqet në një studio muzikore duke interpretuar projektin e radhës që mbase do të lansohet së shpejti.

Duke mos zbuluar më shumë, Besniku ka lënë fansat të japin mendimet e tyre në lidhje me këtë, shumë prej të cilëve e kanë cilësuar si hit.

Kjo këngë vjen pas “A m’ke harru” që është bërë virale këtë kohë dhe se u prit mjaft mirë nga publiku.

Projekti për vetëm disa javë grumbulloi mbi gjashtë milionë klikime në YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme