Një vit nga dasma mbretërore, publikohen fotografi të reja

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 09:15 | Nga

Një vit më parë, Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Dasma e tyre u zhvillua në Pallatin Presidencial në Tiranë, ku të ftuar ishin shumë prej personaliteteve të njohur nga bota.

Sot, pas një viti, princesha Elia ka vendosur ta kujtojë në mënyrë shumë të veçantë dasmën, në përvjetorin e tyre të parë të martesës.

Ajo ka publikuar disa imazhe të papara më parë, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. Këtu përfshihen fotografitë me familjarët gjatë dasmës, me mbretërorët nga bota si dhe unazat, që çifti ia dhuruan njëri-tjetrit.

“Si sot një vit më pare. Në këtë përvjetor të parë të martesës, po ndaj me ju disa kujtime të gëzueshme! Falënderoj me zemër të gjithë ata që na u bashkuan dhe na dhuruan ditën më të bukur të jetës sonë”, ka shkruar Elia në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme