Njëra nga ish të dashurat e Princit Harry është e ftuar në dasmë

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 20:00 | Nga

Përpara se ta njihte dhe të binte në dashuri me Meghan Markle, Princi Harry ka pasur disa të dashura, me dy prej të cilave ka pasur edhe lidhje më serioze.

Ato janë Chelsy Davy dhe Cressida Bonas. Sot ai është me Meghan Markle, dhe më 19 maj të këtij viti ata do të kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre.

Por le të kthehemi pak tek ish të dashurat e princit. A do të jenë të ftuara ato në dasmën mbretërore? Sipas Us Weekly, Bonas me siguri nuk do të jetë e ftuar, por Davy patjetër që po.

“Mos prisni që të shikoni Cressida-n të ftuar në dasmë, pasi ata të dy nuk kanë mbetur miq. Por nga ana tjetër mos u suprizoheni kur të shikoni Chelsy në dasmë”,-është shprehur një burim për Us Weekly.

Princi Harry dhe Chelsy kanë mbetur miq të mirë edhe pas ndarjes, dhe madje ajo e ka uruar Meghan dhe Princin për fejesën. Us Weekly shkruan se princi me siguri e ka në listën e miqve të ftuar edhe Chelsy-n.

Harry dhe Davy u lidhën bashkë në vitin 2005, por u ndanë në vitin 2010. Sipas Davy lidhja e tyre ishte e mbushur me çmenduri, dhe nuk mund të shkonte përpara.

Gjithesesi ata kanë mbetur miq të mirë…

Të ngjashme