Njihuni me modelen shqiptare që merr 1500 euro për një postim në Instagram (Foto)

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Modelja Belinda Dragoti, e cila njihet për format e saj perfekte dhe fotot provokuese që hedh në Instagram, ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” për të diskutuar rreth temës që ngjall kaq shumë debate për shekuj me radhë, për bukurinë dhe inteligjencën e një femre dhe si e përdorin ato ditët e sotme këtë “armë”.

Ajo ka treguar se Instagrami është një mënyrë e mirë për të nxjerrë fitime me produktet promocionale. E pyetur nga moderatorja Mirela Milori se sa mund të paguhet për një produkt promocional, Belinda tregon se shuma më e madhe që ka marrë vetëm për një postim në “Instagram”, ka qenë 1500 euro.

“Më tepër vlerësohet se sa aktive është audienca dhe sa impakt ke ti në përzgjedhjen e bizneseve që selekton për të bashkëpunuar, sa tek numri. Shumica sot blejnë, unë nuk kam blerë kurrë followers, por di që vajzat dhe meshkujt që bashkëveprojnë në Instagramin tim, janë shumë aktivë me diçka që unë i promovoj, sepse kanë disi besim tek ajo që unë i sugjeroj.

Më i shtrenjti në Instagram 1500 euro. Është postim Instagrami dhe ky mund të jetë më i shtrenjti që ka një staf profesional nga mbrapa, është video që mund të përdoret nga të gjitha rrjetet sociale të biznesit, por promovimi bëhet fillimisht në profilin tim”, tregoi ajo.

Njihuni me modelen shqiptare që merr 1500 euro për një postim
Njihuni me modelen shqiptare që merr 1500 euro për një postim
Njihuni me modelen shqiptare që merr 1500 euro për një postim
Njihuni me modelen shqiptare që merr 1500 euro për një postim
Njihuni me modelen shqiptare që merr 1500 euro për një postim

Të ngjashme