“No Time To Die” e Billie Eilishit vazhdon të shënojë suksese

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

“No Time To Die” e Billie Eilishit është bërë e dyta në histori, nga kolonat zanore të franshizës “James Bond”, që arrin klasifikimet kryesore në renditjet britanike.

Sam Smith, në vitin 2015 mban suksesin tjetër të agjentit “007”, kur “Writing’s On The Wall” nga filmi “Spectre” arriti majat. Eilish, që mbushi 18 vjeç në dhjetor, është ndërkohë artistja më e re që ka regjistruar ndonjëherë një kolonë zanore për serinë e filmave të agjentit Bond.

Ylli performoi “live” këngën “No Time To Die” për të parën herë këtë javë, në ceremoninë e “Brit Awards”, në Londër. Ajo, po ashtu, rrëmbeu në këtë ceremoni edhe çmimin si “Këngëtarja Më e Mirë Femër e Vitit”.

Kënga “No Time To Die” ka momentalisht më shumë se 10.6 milionë shikime dhe është shitur në mbi 90 mijë kopje. Kjo e bën atë këngën më të dëgjuar të vitit dhe po ashtu këngën e serisë Bond më të shitur në javën e debutimit.

Episodi final i Daniel Kreigut në petkat e agjentit britanik më të famshëm sekret do të dalë në kinematë botërore në muajin prill./tch

Të ngjashme