Noizy flet për përleshjen me Cozman, thotë se njerëzit bëjnë gabime

Prishtinë | 29 Jan 2017 | 10:03 | Nga

I ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ reperi Noizy ka prekur shumë qështje por ajo çfarë më së shumti u ka interesuar publikut ishte sherri që ndodhi vitin që lam pas.

Ishte krijuar një bujë e madhe mediatike kur Noizy dhe Cozman u përleshen deri në atë masë ku nuk munguan plumbat.

E i pyetur rreth kësaj, Noizy thotë se nuk dëshiron të flas për një gjë të tillë. Ai veten e cilëson si njeri i cili bën gabime por ato zmadhohene dhe më shumë kur je yll shoubizi.

Sipas tij tash gjithçka është sistemuar. E rëndësishme është se fansat ia duan muzikën atij.

Cozman u përfshi në një përleshje të armatosur me Noizyn në qendër të Prishtinës në shtator të vitit të kaluar, ku reperi nga Shqipëria mbeti i plagosur në të pasme, kurse Cozman vazhdon të jetë në procedurë gjyqësore.

Të ngjashme