Noizy ka një kërkesë të veçantë për Xheraldina Vulën

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Një ndër miqësitë më “cool” në showbiz-in shqiptar duket se është ajo mes reperave Noizy dhe Ledri Vula. Djemtë ruajnë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe këtë na e kanë treguar herë pas here.

Por ditën e sotme Noizy na tregoi se ka një super raport edhe me mamin e Ledrit. Teksa ishte i ftuar në “N’majë t’ gjuhës”, që në hapje të bisedës, artisti tregoi se po i pëlqente aq shumë studioja sa do të jetonte aty por me një kusht.

“Sa bukur gjithçka. Këtu në këtë studio kisha jetua. Por pa qera të lutem”

Dhe përgjigja e Xherit ishte më e ëmbla që mund të merrte.

“Pa qera, pa qera, si tek nëna jote”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme