Noizy i kthehet profesionit të boksierit (Video)

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 11:36 | Nga

Ditë më parë tronditi fansat e tij, duke u shfaqur i plagosur në një video në Instagram.

Sigurisht, në këtë mes s’kishte asgjë të vërtetë dhe ishte vetëm një skenë filmi, ku ai plagoset në makinën e tij.

Nga këngëtari ai po kapërcen në aktor, duke luajtur në filmin e ri “Blind” producent i të cilit do jetë miku i reperit, aktori i famshëm Blerim Destani.

Skenat e filmit që po xhirohen në Gjermani, tani e sjellin Noizyn në një tjetër skenë, e cila ia rikthen atij pasionin e vjetër.

Noizy që dikur ishte një “street fighter” në Londër, tani vjen në film duke grushtuar e përgjakur një personazh.

Videon e ka publikuar vet reperi në Instagram, ku shfaqet duke grushtuar personin në fjalë për skenat e reja të filmit që pritet të realizohet.

https://www.instagram.com/p/BYrNWt1ldtt/?hl=en&taken-by=zinizin

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme