Noizy paralajmëron këngën e re: Do të merrni mësim nga pedagogu

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Të premten do të publikohet kënga e re e Noizyt që pritet të vijë e kompletuar edhe me videoklip.

Lajmin e ka konfirmuar vet reperi përmes profileve të tij në rrjetet sociale.

Për më shumë, në Instagram, ai e ka shpërndarë një fragment të këngës që shoqërohet edhe me tekst.

“Të premten do të merrni mësim nga pedagogu”, është përshkrimi që Noizy i ka bashkëngjitur këtij publikimi.

Në një tjetër paralajmërim të shpërndarë ditë më parë, kishte shkruar: “Të premten, 18:00, do t’ju mësoj diçka. Mbajeni mend”.

Të ngjashme