Noizy paralajmëron këngën e re

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Ai aktualisht është duke e shijuar albumin e tij të ri të titulluar “Epoka”, të cilin e publikoi më 3 prill.

Fjala është për reperin Noizy, albumi i të cilit përmban gjithsej 15 këngë, ndër to edhe disa bashkëpunime mes anëtarëve të labelit të tij “OTR”.

Albumi u mirëprit nga publiku dhe vetëm disa ditë pas tij, artisti shqiptar ka paralajmëruar një tjetër projekt muzikor.

Me anë të një postimi të ndarë në Instagram, Rigels Rajku (emri i vërtetë i reperit) zbulon se të premten sjell këngën e re, e cila duket se do jetë një bashkëpunim por që nuk ka zbuluar emrat e artistëve.

“Të premten kënga e re, Black Lamborghini 100.000 komente. Publikojmë emrat që janë në këngë”, ka shkruar krahas postimit ai.

Theksojmë se Noizy së fundmi ka qenë i përfshirë në një debat virtual me Feron, pasi ky i fundit i ka bërë ‘diss’ në këngën e tij të re “1 e keni”.

Sidoqoftë, në replikën e tij, Noizy ka thënë se “Inatçitë kurrë nuk i zhgënjeva, kanë arsye të më urrejnë”.

Të ngjashme