Noizy publikon fotografi nga fëmijëria pranë një Ferrari

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Reperi Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy”, sot është ndër emrat më të kërkuar të tregut muzikor shqiptar dhe njëherësh mjaft i suksesshëm si në muzikë ashtu edhe në biznes.

Artisti njihet si i dhënë pas veturave luksoze dhe posedon një numër të madh të tyre, të tipeve të ndryshme.

Në postimin e fundit, Noizy u shpreh se ajo ishte hera e parë që kishte parë “Ferrari” live, ndërsa ishte vetëm 15 vjeç, kurse tani ëndrrën e ka bërë realitet.

“15 vjeç… Kur kam pa Ferrari per her te pare”, shkruan Noizy.

Të ngjashme