Noizy publikon këngën e re “All Dem Talk” në bashkëpunim me Gzuz dhe Dutchavelli

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“All dem talk” mban titullin kënga e tij më e re, e cila vjen në bashkëpunim me artistët Gzuz dhe Dutchavelli.

Kënga është ritmike e zhanrit hip-hop dhe është punuar nga Noizy, Gzuz, Dutchavelli, dhe Rvchet.

Ndërkohë edhe për tekstin janë përkujdesur Noizy, Gzuz, dhe Dutchavelli.

“All dem talk” është vizualizuar edhe me klip, i cili iu është besuar regjisorëve të huaj: Pascal Kerouche dhe Snatchy.

Noizy përndryshe vazhdon të jetë shumë i angazhuar me projekte, të cilat priten gjithnjë mirë nga fansat e tij.

Të ngjashme