Noizy publikon video i dehur në rrjetet sociale

Prishtinë | 22 Dhj 2018 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është i pëlqyer nga mijëra fansa në trojet shqiptare për këngët e tij.

Së fundmi, ai solli në treg një duet me reperin e njohur grek, Snik, këngë e cila u prit mirë nga fansat e të dyve.

Noizy po ashtu është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Duket se natën e së premtes, ai ka vendosur ta kalojë me shoqëri, duke festuar a ngritur dolli së bashku.

Gjithë kjo ka ndikuar që ai madje edhe të dehet, teksa i tillë shihet edhe në videon e fundit që ka publikuar për fansat në Instagram.

“I dehur”, shkruan reperi në mbishkrimin e videos, ku shfaqet në veturë dhe duke qeshur me veten.

Ndërkohë që pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, të cilët janë habitur paksa nga kjo video që ai vendosi që ndajë me fansat.

https://www.instagram.com/p/BrrGg9Ng8EA/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme