Reperi që mblodhi të gjithë në një vend në Tiranë (Foto)

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 17:03 | Nga

Reperi Noizy gjatë këtij viti ka bërë publikimin e shumë këngëve.

Të gjitha këto këngë që janë publikuar janë pjesë e albumit ‘ZIN CITY’ ndërsa shumë nga to janë realizuar edhe me videoklipe.

Por e veçanta e këtyre këngëve janë klikimet të cilat kanë arritur shifra tejet të larta të gjitha nga to me mbi 2 milionë klikime, transmeton Indeksonline.

Ndërsa është pikërisht vera që ka dërguar Noizyn në të gjitha anët ku ka shqiptarë, për të performuar. Netët e tij janë vërejtur me shumë njerëz, të gjithë duke kënduar së bashku me të këngët e tij të albumit të fundit dhe nga ato që janë lansuar më herët. Po ashtu kjo gjë vërehet edhe në një fotografi të ndarë nga nata e kaluar në njërin prej klubeve të natës në Tiranë e që duket se Noizy arriti të mbledhë aq shumView Postë njerëz sa duket se askush nuk mbeti jashtë vendi ku ai performonte.

Por nuk duhet harruar faktin se Noizy ka publikuar para pak ditësh një këngë të re në bashkëpunim duke paralajmëruar edhe një tjetër që do të lansohet së shpejti. Kurse është pikërisht ky i fundit që vazhdon të mbajë fansat e tij gjatë gjithë kohës me projekte të reja dhe me zhvillime të kohë pas kohshme në showbiz./Indeksonline/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme