Noizy vazhdon me bashkëpunimet, paralajmëron duetin me Loredanën

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Noizy ka paralajmëruar bashkëpunimin e radhës që do të jetë me Loredana Zefin.

Dy artistët kanë shpërndarë fotografi në profilet respektive në rrjetet sociale për t’i njoftuar fansat në lidhje me duetin e tyre.

Kënga e re që do të vijë me videoklip do të lansohet më 17 qershor (e premte).

Rigels Rajku në dy javët e fundit i ka publikuar dy bashkëpunime, me Ardian Bujupin (“Aventura”) dhe Yll Limanin (“Alkool”), të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.

Në ndërkohë është në ardhje dueti me Xhensila Myrtezajn dhe tash bashkëpunimi i paralajmëruar me Loredanën.


Të ngjashme