Nora e Roberti flasin për spekulimet për ndarje (Video)

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 09:16 | Nga

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Ata janë të adhuruar nga publiku për shkak të paraqitjes së tyre të jashtme dhe talentit që kanë në profesionet e tyre.

Por së fundmi ata kanë vendosur të bashkohen edhe në punë, pasi janë shfaqur duke kënduar të dy në një nga klubet e Tiranës.

Pas zërave që shoqëruan gjithë verën për një ndarje mes tyre Roberti tregon se kjo nuk është e vërtetë dhe se ata po kalojnë një periudhë mjaft të mirë së bashku.

‘’Kjo nuk është e vërtetë. Ne kurrë më mirë nuk kemi qenë me njëri-tjetrin’’, është shprehur Roberti.

Nora dhe Roberti, kanë folur gjithashtu edhe për vajzën e tyre Renne-n, e cila mesa duket ka ndryshuar jetën e çiftit.

‘’Renne ka sjell shumë gëzim në jetën tonë. Çdo gjë ka ndryshuar në jetën tonë që kur lindi Renne’’, është shprehur Nora.

Çifti simpatik kanë treguar gjithashtu edhe planet që kanë së bashku, ku së shpejti do të vijnë në një bashkëpunim në muzikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme