Nora si yjet e Hollywood, mbi 2000 euro për një dukje me rrobat firmato

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Nora Istrefi sërish është shfaqur në veshje elegante dhe shumë të shtrenjtë.

Këngëtarja Nora Istrefi ka ndarë disa fotografi të reja ku sihet e rregulluar dhe e veshur në një dukje shumë elegante.

E për këtë dukje këngëtarja ka shpenzuar hiç me pak se 2000 euro, dhe atë vetëm për veshjen e saj, shkruan Gazeta Express.

Sipas faqes ‘What They Wearin’, fustani i verdhë i satenit në të cilën shihet Nora është nga kreatorja e famshme botërore, Viviene Westwood dhe kushton deri në 1300 euro.

Ndërsa sandalet e zeza të firmës Yves Saint Laurent kanë çmimin 995 euro.

Këto fotografi Nora i ka realizuar për një kampanjë reklamuese me të cilën është duke punuar kohëve të fundit.

Të ngjashme