NRG Band dhe Sei publikojnë këngën “Ata Sy”

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme (e diel) është paralajmëruar se do të lansohet një projekt i ri muzikore.

Fjala është për duetin mes grupit të njohur, NRG BAND dhe Sead Muqa, i njohur ndryshe si Sei.

Në një postim në rrjetin social Instagram, palët kanë bërë të ditur se kënga e re është shpërndarë në platformat digjitale.

Prodhimtaria muzikore është realizuar edhe me një klip, ku mbrapa Besnikut dhe klarinetistit Seri qëndronte e tërë orkestra.

Theksojmë se bashkëpunimi i tyre është pritur mirë nga admiruesit e veprave të tyre, të cilët komentuan pozitivisht.

Qaka përndryshe kohëve të fundit ka qenë aktiv në prurjet e rej, të cilat merrnin miliona klikime në YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme