Daljet publike të Kim Kardashian me çantat e saj të preferuara Hermes Birkin, janë të njohura për të gjithë botën. Sapo del një koleksion i ri, Kim është ndër të parat që e ka në duar trendin e fundit, modelin apo ngjyrën e sezonit.
Megjithatë, nuk është e vetmja. Edhe shumë personazhe të tjetër të botës së njohur të showbiz-it në botë e kanë një Hermes në duar. Si një ndër çantat më luksoze dhe më e preferuara e zonjave dhe vajzave, Hermes është ideale për të bërë diferencë.
Nuk kanë qenë të pakta edhe zonjat e njohura shqiptare që janë parë me Hermes në duar. Në Parlament, Hermes është ndër çantat që mund t’ua shohësh disa zonjave, të cilat, sigurisht e kanë parë veten në lajme për këtë zgjedhje luksi.
E fundit që ka marrë vëmendjen e të gjithëve është edhe balerina e njohur Klaudia Pepa, e cila, në foton e fundit që ka postuar në Instagram, ka dashur që fokusin ta ketë pikërisht mbi këtë çantë, Hermes Birkin, me ngjyrën rozë të ëmbël.
Sa është çmimi? Megjithëse në disa faqe të njohura interneti, shitja për këtë variant është mbyllur, çmimi i saj është plot 22.5 mijë dollarë. Jo pak, por jo edhe shumë nëse ke parasysh personazhin që e mban.
Kohët e fundit, Klaudia është komentuar mjaft për veshjet e saj luksoze dhe markat e tyre, ndër më të kushtueshmet në të gjithë botën.