Nuk i pritet Romeos, reagon pasi Bora e fshiu nga Instagrami atë dhe Donaldin

Prishtinë | 01 Jan 2022 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Si duket moderatorja Bora Zemani ka dashur që vitin 2022 ta nisë mabrë duke hequr kështu nga lista e ndjekësve të saj në Instagram Bonaldin, Romeon dhe Beatrixin.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vëllai i Donaldit, Romeo i cili ka publikuar në Instagramin e tij një pjesë humori nga Albani Bogdo i cili thotë: Uoo na plai tr*pi, nuk i intereson askujt.

Kjo video u bë repost edhe nga Donaldi, Instagram-in e të cilit e menaxhon Romeo.

Bora dhe Donaldi shkëmbyen puthje kur moderatorja u fut në shtëpinë e Big Brother Vip. Ai madje u kujdes që përvjetorin e lidhjes së tyre t’i dërgonte Borës nëpërmjet produksionit varësen e tij, të cilën Bora e mbajti.

Dalja e Semit nga shtëpia e “Big Brother VIP” është komentuar si “lirshmëri” për Donaldin për të flirtuar me Beatrix.

Kjo pasi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Semi i përmendte konkurrentit vazhdimisht Borën, megjithëse ai kishte kërkuar të mos e bënte diçka të tillë.

Madje, situata arriti në atë pikë sa Donaldi u shpreh se ndihet single për sa kohë nuk ka vendosur diçka konkrete me Borën, madje është konfuz për situatën mes tyre. Tashmë ai është në lidhje me Beatrix.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme