Nuk mund të mungonte vota e saj, edhe Kim Kardashian kreu obligimin e saj si qytetare në zgjedhjet në ShBA

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Të martën janë mbajtur zgjedhjet për votimin e Senatit dhe Kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumë prej amerikanëve kanë dalë për të kryer obligimin e tyre qytetar, teksa përjashtim nuk bëjnë as figurat publike.

Ishte fillimisht këngëtarja Demi Lovato, ajo e cila bëri daljen e parë në rrjetet sociale që pas overdozës, duke treguar se votoi.

Një gjë të tillë, duket se e ka bërë edhe super ylli Kim Kardashian, e cila gjithashtu ka kryer obligimin e saj qytetare.

Kim Kardashian u tregoi fansave të saj se votoi në zgjedhjet për Senatin dhe Kongresin e ri në Amerikë.

38-vjeçarja vendosi të publikojë në InstaStory një fotografi, ku në bluzën e saj shfaqej e stampuar një afishe, në të cilën shkruhej “Unë votova”.

Me këtë imazh, ajo duket sikur u ka bërë thirrje 120 milionë ndjekësve të saj në Instagram, që të dalin dhe të kryejnë obligimin e tyre si qytetar.

Kim Kardashian njihet si një përkrahëse e Presidentit Donald Trump.

Ndryshe nga ajo, në heshtje ka qëndruar bashkëshorti i saj, reperi Kanye West, i cili dikur njihej për një afrimitet shumë të madh me Presidentin Donald Trump.

41-vjeçari deklaroi pak javë më parë përmes një statusi në Twitter se kishte vendosur të hiqte dorë nga politika, kjo pasi ai kishte kuptuar se thjeshtë ishte përdorur nga politikanët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme