Nuk ndalet Iliri, pas Arjolës puth edhe Monikën

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Balerini, Ilir Shaqiri dhe aktorja, Monika Lubonja kanë qenë ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother Albania VIP”.

Shpeshherë raporti mes tyre nuk ishte edhe aq i mirë pasi kishte krisje kohë pas kohe e që shkak i këtyre keqkuptimeve ishte bërë aktori, Donald Veshaj.

Gjatë ditës se djeshme, dyshja kanë qëndruar në një krevat, teksa shkëmbyen edhe puthje e përqafime mes njëri-tjetrit.

“E pe ça të kapme. Ishte e bukur kjo gjëja. Me mua ajo është kështu e ëmbël, me atë tjetrin je ndryshe e ke vënë re. Me mua shiko si perëndohesh”, tha Iliri.

“Epo perëndohem se janë dy dashuri të ndryshme”, shprehet duke qeshur me të madhe Monika.

Të ngjashme