Nuk u përgjigj se a është “single”, flet e dashura e banorit të “Big Brother VIP”

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Ditën e djeshme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në një lidhje me ‘Skype’ ishte bashkëjetuesja e Kledit, Haula.

Ajo foli për marrëdhënien me Kledin dhe si e sheh atë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Big Brother është diçka e re, është një eskperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur”, u shpreh ajo.

Ajo u pyet se si është ndjerë kur e ka parë atë duke i masazhuar vajzat dhe se si është ndjerë kur Kledi kishte thënë ‘No comment’ për statusin e tij nëse është single apo në lidhje.

“Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi.”

“Ne kemi 6 vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private”, shtoi Haula.

Kujtojmë se Kledi u zgjodh në spektaklin e natës së martë  si i preferuari i banorëve dhe vendosi të luaj çift me aktoren tropojane, Arjolën në një sfidë që u ka vendosur “Vëllai i Madh.”

Të ngjashme