“Nuk zgjidhen gjërat me një të kërkuar falje”, Einxhelit i mbetet hatri me Fifin

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë dy këngëtaret që janë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”, Filloreta Raçi e njohur si “Fifi” dhe Semi Jaupaj i dhanë fund hatërmbetjeve me njëra-tjetrën.

Por, mikesha e Fifit, Einxhel Shkira e cila gjithashtu është pjesë e “BBV” ka hatërmbetje me Fifin, për arsye se kjo e fundit nuk i ka folur gjatë kohës kur rrinte me Semin.

Einxheli ka folur me Donaldin dhe i ka treguar se gjërat nuk lahen thjesht duke kërkuar falje, ndërsa ka vënë në dukje sjelljen e distancuar të Fifit nga ajo.

Të ngjashme