Numen sjell këngën e re “Malena”

Prishtinë | 07 Gus 2021 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Numen ka prezantuar projektin e ri muzikor solo të titulluar “Malena”.

Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa artisti mori vëmendje edhe me paraqitjen skenike.

Për tekstin dhe melodinë është përkujdesur vet Numen, kurse producimi u bë nga Anso.

Videoja ndërkohë u realizua nga N’pik Creative dhe masterizimi nga Nome.

Projektin e plotë tashmë e gjeni në platformën e ‘Pendohem Music’ në YouTube dhe besohet se do pritet mirë nga fansat e publiku.

Numen përndryshe njihet për bashkëpunimet me producentin Cricket, që janë shndërruar gjithnjë në hite.

Të ngjashme