Nuse në Kosovë? Adrola Dushi pranon se po kontribuon në bashkimin Shqipëri-Kosovë

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Modelja e famshme Adrola Dushi ishte e ftuara e Luana Vjollcës në edicionin festiv të “Shiko Kush LUAN”.

Sfidës “Ndaje ose pije” nuk mund t’i shpëtonte as Adrola, e cila u vendos para pyetjes se a ishin të vërteta fjalët se shumë shpejt mund ta shohim si nuse Kosove.

Adrola vendosi të mos pinte dy gota shampanje, por të përgjigjej, përcjell TCH.

“Kam dëgjuar lartë e poshtë për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe thjesht po kontribuoj!”, u shpreh Adrola.

Bukuroshja nga veriut i Shqipërisë gjithashtu shtoi se di të bëjë dhe fli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme