Ndodh shpesh me personazhet e njohur për publikun që përveç dashurisë, mbështetjes së madhe dhe komplimentave, të përballen edhe me kritika e mesazhe jo fort të këndshme.
Një pjesë e mirë e personazheve revoltohet nga këto mesazhe negative, ndërsa një pjesë tjetër as nuk e vret mendjen fare, njësoj si partnerja e Ledrit.
Sara po realizonte një “Ask” me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram dhe vëmendjen ia tërhoqi një koment negativ, që s’ngurroi ta bënte publik.
“O femër e urryer”-i shkruante një ndjekëse që Sara nuk e njihte aspak.
Kësaj ndjekësje, ajo ia ka kthyer përgjigjen me nota humori dhe me shumë sportivitet.
“O jeta po ça faji kam unë e shkreta”- ka shkruar ajo.