Opinionisti shqiptar thotë se VIP-at shqiptarë kopjojnë Cecën dhe Karleusën

Prishtinë | 08 Gus 2021 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e reagimeve për koncertin e Goran Bregovic, nuk ka munguar një i fundit nga opinionisti Olti Curri.

Olti, që gjithmonë ka ditur të krijojë debat me qëndrimet e tij, duket se është pjesë e një grupi të mendimit alternativ, përtej barrikadimeve në “pro” dhe “kundër”.

Ai duke portretizuar ‘miqësinë’ mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuqiq, është shprehur se “kur nuk kanë çfarë i bëjnë gomarit, i bien samarit [në këtë rast këngëtarit serb]”.

Ai ka shkuar tutje duke grumbulluar imazhe të Cecës dhe Jelena Karleushës.

Me pyetjen se a ju duken fytyra të njohura, Olti është shprehur:

“Janë frymëzim luku për shumë femrat vip shqiptare që ju patriotë leshi i bëni like dhe komente gjithë afsh. Kur të hiqni dore nga pornografia serbe, hajde dhe më bëni si patriotë të zjarrtë shqiptarë”./prive.al

Të ngjashme