Organizata e Ashton Kutcherit shpëton 6000 fëmijë, viktima të trafikimit seksual

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 15:23 | Nga

Organizata jofitimprurëse e Ashton Kutcherit,”Thorn: Digital Defenders of Children” ka identifikuar pothuajse 6000 fëmijë viktima të trafikimit seksual.

Aktori 40-vjeçar, bashkë-themeloi Thornin, fillimisht i njohur si Fondacioni i ADN-së, me ish-bashkëshorten Demi Moore në vitin 2009. Organizata ndihmon luftën kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

Raportet e ndikimit nga organizata për vitin 2017, tregojnë se softueri i Thornit i lejoi zbatuesit e ligjit dhe hetuesit të identifikojnë 5,791 viktima të trafikimit të fëmijëve.

Ata ishin në gjendje të shpëtonin 103 fëmijë nga situata ku abuzimi seksual i tyre ishte regjistruar dhe shitur.

Thorn përdor aplikimin e internetit Spotlight, i cili siguron zbatimin e ligjit me informacione dhe ndjek rrjetet e dyshuara të trafikimit njerëzor dhe reklamat në të cilat shfaqen fëmijët, me qëllim të identifikimit dhe rikuperimin e viktimave.

Tani përdoret nga 5000 policë në të gjitha 50 shtetet e SHBA-së si dhe në Kanada.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme