Orinda dhe Turi nuk u martuan vërtet

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 15:24 | Nga

Dasma e tyre bëri shumë bujë dhe u komentua shumë nga mediat. 27 korriku ishte ditë e shënuar për Turin dhe Orindën dhe e gjithë vëmendja ishte tek ta.

Menjëherë pas dasmës, çifti nisi muajin e mjaltit ku qëndruan disa javë në Tajlandë nga ku na mahnitën me fotot nga vendi piktoresk.

Këtë javë ata u rikthyen në Shqipëri për të rifilluar punën dhe aktivitetet e tyre. Ndërsa sot na zbuluan se më 27 korrik nuk janë martuar vërtet.

Çifti e ka kryer sot celebrimin në gjendjen civile. Ka qenë Orinda ajo që ka publikuar një video gjatë momentit të firmosjes.

Vetëm tani Orinda dhe Turi janë të martuar vërtet!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme