Oriola Marashi duket se po e shijon karantinimin

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Modelja e njohur, Oriola Marashi, edhe pse prej disa ditësh e izoluar si pasojë e koronavirusit, duket se ka vendosur që të marrë më të mirën prej saj.

Oriola postuar një foto teksa lahet në pishinë pa rroba banje. E gjithë shpina e saj është e zbuluar, por nuk ka treguar se kush ia ka bërë foton.

Megjithatë, vetëm pak orë më vonë modelja ka ndryshuar mendje dhe e ka fshirë foton.

Prej kohësh ajo përflitet për një lidhje me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Eros Grezdën, i cili aktualisht jeton në Kroaci, ku edhe aktivizohet në një prej skuadrave vendase.

Edhe postojnë nga i njëjti vend, asnjë prej të dyve nuk e ka zyrtarizuar lidhjen, megjithatë herë pas here “ngacmojnë” me ndonjë detaj që të kuptohet se janë bashkë.

Të ngjashme