Oriola Marashi në fokus linjat e formësuara trupore, tërheq vëmendjen e fansave

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Oriola Marashi vazhdon të qëndrojë ndër modelet më të kërkuara nga biznese të ndryshme.

Ajo përmes linjave të formësuara trupore dhe bukurisë natyrale ka arritur që deri më tani, të pushtojë pistat e modës.

Përpos kësaj, Oriola është tejet aktive edhe në rrjete sociale, duke ndarë imazhe atraktive, e disa prej tyre edhe provokuese.

Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune është parë me një fustan të ngushtë dhe ngjyrë bezhë.

Me këtë rast ajo fokusoi fizikun e formësuar, për të cilin komentohet jashtëzakonisht shumë në rrjet.

Pozat Oriola i ka marrë para pasqyrës, kurse mbrapa saj shihej enterier i shkëlqyer i vendit ku po qëndron.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme