Oriola Marashi rikthen vëmendjen me pozat provokuese nga pishina

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Modelja Oriola Marashi ka arritur të rikthejë vëmendjen e fansave të saj me imazhet e fundit që ka ndarë në rrjetet sociale.

Duke qenë se është një personazh mjaft i pëlqyer, ajo vetëm në Instagram ka arritur të grumbullojë mbi 400 mijë ndjekës.

Këtë herë, ajo rrëmbeu vëmendje të madhe me disa imazhe provokuese që ka realizuar para një pishine.

E veshur me një kostum larjeje rozë, Marashi duket në formë të mahnitshme teksa ka vënë më në fokus linjat trupore.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe komplimentet që pranoi krahas këtyre shtatë imazheve.

Përveç karrierës profesionale, Oriola po e shijon mjaft shumë lidhjen e saj të re me futbollistin Eros Grezda.

Çifti ishin karantinuar së bashku për më shumë se tre muaj, duke e njohur më mirë kështu njëri-tjetrin gjatë periudhës së pandemisë.

Të ngjashme