OSCAR 2018, “The Shape of Water” udhëheq me nominime

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 18:31 | Nga

Nominimet për Çmimet Oscar të Akademisë së 90-të, janë publikuar dhe “The Shape of Water” udhëheq me nominime.

Fantazia romancë e Guillermo del Toro ka marrë gjithsej 13 nominime, duke përfshirë këtu edhe për filmin më të mirë.

Veç kategorisë për filmin më të mirë, “The Shape of Water” është nominuar edhe për regjinë më të mirë me del Toro, çmimet për aktrim për Sally Hawkins, Octavia Spencer dhe Richard Jenkins, si dhe disa kategori të tjera teknike.

Prapa nuk ngelet as filmi për Luftën e Dytë Botërore “Dunkirk” që morri gjithsej tetë nominime.

Drama e Christopher Nolan, është nominuar për filmin më të mirë, regjinë më të mirë dhe disa çmime kinematografike, megjithatë nuk është nominuar në asnjë kategori për aktrim.

Filmi që u vlerësua me disa çmime në Golden Globes e SAG, “Three Billboards Outside of Ebbing, Missouri” siguroi shtatë nominime për Çmimet Oscar.

Drama që flet për një grua e cila merret me policinë pas vrasjes së vajzës së saj, u nominua per filmin më të mirë, regjinë, aktoren në rolin kryesor për Frances McDormand dhe dy nominime per aktorët në rolet dytesore, për Sam Rockwell dhe Woody Harrelson.

Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Oscar ka hyrë në histori mëngjesin e së martes me nominimin e “Mudbound” për fotografinë më të mirë, me kameramanen Rachel Morrison. Ajo është gruaja e parë e nominuar për këtë kategori.

Të gjitha nominimet për kategorinë e filmit më të mirë janë si vijon; “Call Me By Your Name”, “Darkest Hour”, “Dunkirk”, “Get Out”, “Lady Bird”, “Phantom Thread”, “The Post”, “The Shape of Water”, dhe “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”.

Jimmy Kimmel do të jetë nikoqir i kësaj ngjarje, e cila  do të mbahet me 8 mars në “Dolby Theatre” në Los Angeles, California.

Nominimet për aktoren më të mirë

Sally Hawkins – “The Shape of Water”
Frances McDormand – “Three Billboards outside Ebbing, Missouri”
Margot Robbie – “I, Tonya”
Saoirse Ronan – “Lady Bird”
Meryl Streep – “The Post”

Nominimet për aktorin më të mirë

Gary Oldman – “Darkest Hour”
Timothee Chalamet – “Call Me By Your Name”
Daniel Day-Lewis – “Phantom Thread”
Daniel Kaluuya – “Get Out”
Denzel Washington – “Roman J. Israel, Esq”

Nominimet për regjinë më të mirë

Dunkirk – Christopher Nolan
Get Out – Jordan Peele
Lady Bird – Greta Gerwig
Phantom Thread – Paul Thomas Anderson
The Shape of Water – Guillermo del Toro

Nominimet e përgjithshme sipas filmave 

“The Shape of Water” — 13 nominime
“Dunkirk” — 8 nominime
“Three Billboards outside Ebbing, Missouri” — 7 nominime
“Darkest Hour” — 6 nominime
“Phantom Thread” — 6 nominime
“Blade Runner 2049″ — 5 nominime
“Lady Bird” — 5 nominime
“Call Me by Your Name” — 4 nominime
“Get Out” — 4 nominime
“Mudbound” — 4 nominime
“Star Wars: The Last Jedi” — 4 nominime

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme