“Pa Cent” nga Bardhi dhe Nushi publikohet sonte

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër projekt i ri muzikor do të publikohet gjatë ditës së sotme (e enjte).

Bëhet fjalë për këngën e re të reperit Bardhyl Idrizi-Bardhi, i cili këtë herë vjen në bashkëpunim me Nushin.

Artisti nga Kumanova ka shpërndarë një imazh në InstaStory, me anë të të cilit zbulon se “Pa Cent” vjen sonte.

“Pa cent. Sot ora 17:00”, ka shkruar ai.

Në bazë të postimit, klipi i është besuar produksionit të njohur “Imagine Films”.

Ky është bashkëpunimi i parë i dy artistëve të skenës shqiptare që besohet se do të ketë një pëlqim edhe nga publiku e fansat e tyre.

Sidoqoftë, Bardhi këtë kohë është shndërruar në një nga emrat më të pëlqyer në estradë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme