Pa makijazh dhe me flokë kaçurrela, Bebe Rexha zbulon dukjen e saj në një ditë të zakonshme

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është gjithmonë shumë e komentuar për paraqitjet e saj.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave nuk heziton që shpesh të ndajë me ndjekësit e saj fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, 31-vjeçarja ka publikuar në InstaStory disa imazhe, duke treguar modelin e ri të flokëve me kaçurrela.

Ndonëse nuk janë mësuar që ta shohin shpesh me këtë pamje, Rexha thotë se kështu duket në përditshmëri kur nuk është e rregulluar.

Duke qenë e çiltër me fansat e saj, artistja me origjinë nga Dibra nuk nguron që në shumë prej fotografive dhe videove që publikon të shfaqet pa makijazh – ashtu siç ka bërë edhe në postimin e fundit.

Rexha ndërkohë po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit, “Sacrifice”, e cila është pritur mirë nga publiku.

Kjo këngë është vetëm paralajmërim i albumit të saj të dytë, i cili do të publikohet i plotë gjatë muajve në vazhdim.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Të ngjashme