Paditen Beyonce dhe Jay-Z: Kjo është arsyeja

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Beyonce Knowles Carter dhe burri i saj Jay-Z po akuzohen se nuk i dhanë merita artistes xhamajkane për kontributin e saj në këngën e tyre “Black Effect”.


Lenora Antoinette Stines paraqiti të martën në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara të Qarkun Qendror të Kalifornisë një padi për t’u kompensuar për shkeljen e të drejtës së autorit, të drejtën e publicitetit dhe pasurimin e padrejtë.

Padia është përqendruar rreth këngës “Black Effect”, e cila ishte pjesë e albumit të përbashkët të çiftit në vitin 2018, “Everything is Love”, shkruan CNN.

Emri legal i Jay-Z është Shawn Carter dhe albumi është publikuar si The Carters (emri artistik dhe njëherësh mbiemrin me të cilin çifti njihen).

CNN ka arritur të marrë përgjigje rreth këtij rasti.

Sipas padisë, një kopje e së cilës e ka marrë CNN, Stines “është 68 vjeçare dhe ajo është jashtëzakonisht e respektuar dhe e vlerësuar shumë në ishullin e Xhamajkës, dhe në të gjithë botën për vlerat artistike dhe mençurinë e saj”.

Stines pretendon se ajo u njoh me çiftin në mars të vitit 2018 në Xhamajka për të ndihmuar në marrjen e valltarëve për një video të destinuar për të promovuar albumin dhe turneun e tyre.

Stines, e cila përdor titullin “Dr.” në padi, tha se ajo furnizoi disa valltarë për videon dhe gjithashtu iu kërkua të flasë për mendimet e saj mbi dashurinë në videon muzikore të çiftit.

Sipas Stines, ajo u tha se “duhet të nënshkruante” një marrëveshje në mënyrë që të marrte pjesë në video.

“Kur Dr. Stines pyeti për kushtet e marrëveshjes, asaj iu tha që marrëveshja ’ishte vetëm një dokument standard që të gjithë duhet të nënshkruanin’, thuhet në kërkesë. “Atëherë asaj iu tha të mos shqetësohej, sepse marrëveshja do të shfrytëzohej vetëm që zëri i saj të mund të përdoret në Video”.

Lenora Stines tha se kur ajo e pyeti nëse ajo mund të merrte një kopje të kontratës për t’i dërguar djalit të saj, i cili është avokat në Florida të Jugut për ta rishikuar, ajo “u tha në mënyrë të qartë se ajo nuk mund të dërgonte një fotografi të kontratës për këdo që të rishikonte”.

Padia vazhdon të thotë se Stines ishte e sigurt se regjistrimi “do të përdorej vetëm në video, për të cilën u tha se ishte për qëllime promovuese”.

Por kur albumi doli në qershor të vitit 2018, “për tronditjen, tmerrin dhe habinë e Dr. Stines, projekti paraqiti shfrytëzimin e paautorizuar të vokaleve të saj në një këngë të njohur si “Black Effect”.

“Ky zbulim e la Dr. Stines të ndjehej e shkelur”, thuhet në padi.

Zëri i Stines është paraqitur në minutën e parë të këngës “Black Effect”.

Ajo po kërkon dëmshpërblim, tarifa ligjore, një pjesë të të drejtave të botimit dhe një citim të emrit të saj te autorët e këngës.

Të ngjashme